Stafi i Qendrës

U krijua dhe zhvillohet dita ditës, për t’ju ofruar trajtimin multidisiplinar fëmijëve me probleme
të ndryshme të zhvillimit, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve që i vjen në ndihmë përmirësimit
të aftësive të fëmijëve në të gjitha fushat e zhvillimit!

Drejtueset e Qendrës TISS

Përse një Qendër për Autizmin?

I keni parë sa alarmante janë shifrat? 1 në 68 fëmijë diagnostifikohet me Çrregullimin e Spektrit të Autizmit dhe kjo shifër është çdo vit dhe më e lartë.

Spektri i Autizmit, është një çrregullim i cili nuk prek vetëm individin e diagnostikuar, por mbi të gjitha është një përgjegjësi që bie mbi prindin, familjen dhe komunitetin, dhe nuk është aspak e lehtë për të bashkëjetuar me të.

Shpeshherë, kur flitet për Autizmin, fokusi bie mbi personat që e mbartin këtë çrregullim, e ndërsa harrojmë të mendojmë se në fakt, peshën më të madhe emocionale, ekonomike dhe shoqërore e mbajnë prindërit dhe familja në tërësi.

Një qendër Tiss-i, ka pikërisht këtë fokus, ofrimin e një shërbimi i cili, duke bërë bashkë të gjithë komponentët, do të rezultojë më efektiv në trajtimin e thelluar dhe profesional, si edhe mbi të gjitha, zhvillimin e fëmijës së diagnostikuar. Pra, përveç terapisë që ndiqet për fëmijët, paralelisht realizohet edhe trajnimi i prindërve dhe kujdestarëve të këtyre fëmijëve. Kjo bëhet së pari, për të ndjekur një linjë trajtimi i cili do të maksimalizojë efektin e tij, por njëkohësisht edhe për të lehtësuar peshën e tyre dhe për t’i bërë ata më të përgatitur për t’u përballur me vështirësitë e një ndër çrregullimeve më komplekse të shekullit.

Tiss ka lindur nga nxitja e një grupi prindërish të fëmijëve me autizwm dhe jo vetëm, të cilët vazhdimisht raportonin nevojën e një qendre ku në fokus të saj të ishte e gjithë familja, si një strukturë e cila preket nga të paturit e një fëmije me çrregullime të sjelljes dhe zhvillimit. Ne besojmë se kjo është një iniciativë ndihmuese dhe lehtësuese, ku nevojitet bashkëpunimi i të gjithëve, në kapërcimin e këtij “tiss-i”, i cili mbart në vetvete sfida të mëdha.

Ne besojmë se bashkimi është forcë, e kështu, vetëm së bashku mund t’ja dalim për një jetesë më të lehtësuar në një shoqëri jo dhe aq të përgatitur për realitete të tilla.Vetëm së bashku mund të mësojmë dhe për rrjedhojë të jetojmë më paqësisht me sfidat që sjell autizmi.

 

Anisa Dizdari Administratore e TISS

Ma. Anisa Dizdari Drejtore Ekzekutive e TISS

Drejtuese ekzekutive dhe bashkëthemeluese e Qendrës TISS.

Diplomuar pranë Fakultetit të Shkencave Sociale me titullin “Punonjëse Sociale”. Në vitin 2012 diplomuar me titullin Master Profesional për “Psikologji shkollore”.

Antare e Bordit të Karrierës në Departamentin e Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit pranë Universitetit Marin Barleti.

Anisa ka punuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si Eksperte Psikologe. Ajo ka një eksperiencë 15 vjeçare si Psikologe Shkollore si dhe ksperincë si vlerësuese psikosociale e fëmijëve në shkollën jopublike “Albanët”

Specializuar dhe certifikuar per Metodën e ndërhyrjes ABA për fëmijët me Autizëm dhe Çrregullime te tjera të zhvillimit.

Anisa është trajnuar dhe kualifikuar për trajtim dhe këshillim të fëmijëve, adoleshentëve dhe familjeve në kapërcimin e problemeve psiko-sociale. Kualifikime profesionale në: -Punë me fëmijët me vështirësi në të nxënë; -Puna me fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit; -Këshillimi individual dhe në grup me adoleshentët; -Menaxhimi i ankthit dhe stresit në adoleshencë; -Zhvillimi Psiko-Social në fëmijëri dhe adoleshencë.

Aktive si figurë në median e shkruar dhe vizive duke dhënë eksperitzën e saj profesionale në fushën e punës me fëmijët.

Specialistët e qendrës TISS

Kemi krijuar një staf specialistësh të mrekullueshme që do t’ju krijojë mundësinë
për trajtimin me metodat më të fundit të fëmijës tuaj!

Psikiatër infantil

Pediatër zhvillimi

Psikoterapist cognitiv/behavior

Psikolog edukimi

Terapist ABA

Terapist zhvillimi

Logoped

Instruktor noti

Instruktor muzike

Prof. Dr. Donika Naqi – Gjika

Ka lindur në 2 nëntor të vitit 1955. Është diplomuar në 1980 në Fakultetin e Mjeksisë në Universitetin e Tiranës, Mjeke e Përgjithshme.

Ka kryer një sërë specializimesh Kombëtare dhe Ndërkombetare të fokusuara ne zhillimin e fëmijerisë së hershme. Specializuar në Fakultetin e Mjekësise, Universiteti i Tiranes në Pediatri në vitin 1994 dhe Nefrologji në Janar 1996.
Në vitin 2000 është diplomuar për matjen e funksionit të Motorikës globale në Universitetin e Montrealit, Kanada.
Në vitin 2002 specializohet në Qendrën e Zhvillimit te fëmijëve ne Hemel Hempstead – Angli për Studimin e metodave të investigimit, trajtimit e menaxhimit të çrregullimeve të zhvillimit në fëmijërine e hershme dhe menaxhimi i rastit në ekip multidisiplinar.
Në vitin 2005 ështe Liçensuar si Administruese e testit Griffits per matjen e zhvillimit mendor të fëmijëve 0 – 8 vjec.

Eksperiencat në punë

Ekserienca në punë e Prof. Dr. Donika Naqi – Gjika fillon në vitet 1980 – 1994 si Pediatre në kujdesin Parësor Tiranë. Inspektore e nënës dhe fëmijes, Drejtoria Shëndetit Publik ne vitete 1994 – 1996.
Për 3 vitet pasardhëse ka qëne Pediatre zhvillimi në Qëndrën e Zhvillimit të Fëmijës.
Gjatë viteve 1999 – 2007 Përgjegjëse e QKMZHRF (Qëndrës Kombëtare e Mirërritjes së Zhvillimit dhe Rehabilitimit të Fëmijëve). Që në vitin 2002 dhe deri më tani është Petagoge në Universitetin e Shkencave Teknike Mjeksore.
Që nga viti 2008 e në vazhdim ka dhënë ekpertizën e saj profesionale në Vlerësime dhe Diagnostikime të problemeve të zhvillimit tek fëmijët.

Trajnuese e shumë moduleve profesionale si:

  • Fazat e Zhvillimit të Fëmijëve,
  • Rehabilitimi i Fëmijëve me Nevoja Specifike,
  • Zhvillimi Psikomotor i Fëmijëve 0 – 6 vjeç,
  • Konceptet koherente të rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve,
  • Ushqyerja e fëmijëve 0 – 12 Vjeç,
  • Kartat e Rritjes dhe Monitorimi,
  • Testi i Denverit,
  • Ligjet e Zhvillimit Psikomotor,
  • Ekzaminimi Neurologjik dhe Vështirësia në të nxënë,
  • Fëmija me Çregullime të Spektrit Autik.
  • Të mësuarit e aktiviteteve të aftësisë së kufizuar për të nxitur zhvillimin e fëmijëve me këtë problem.

Prof. Dr. Donika Naqi – Gjika ka qenë referuese në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombetare. Gjithashtu ka publikuar një sërë artikujsh shkencorë të publikuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Ma. Gentiana Kapllani

Diplomuar ne Psikologji prane Universite Pierre Mendez France (Grenoble, 2007).

Analiste e Sjelljes dhe Specialiste ne metoden ABA.

Master ne Psikologji Klinike prane Albanian University (2012).

Certificate e Avancuar pas Master ne Metoden ABA prane Florida Istitute of Technology (USA, 2014- 2016).

Me nje eksperience 10-vjecare ne nderhyrjen e hershme dhe ne administrimin e instrumentave vleresues ABLLS-R, VB-MAPP, ESDM, FBA dhe PEDS-DM, te nevojshem per vleresimin dhe trajtimin e hershem e Crregullimeve Neurozhvillimore.

Me nje eksperience 5-vjecare ne trajnimin dhe supervizimin e teknicieneve te rinj ne nderhyrjen e hershme ne Metoden ABA.

Dott.Ssa Silvia Mari

Logopediste Italo- amerikane e njohur nga ASHA ( American Speech and Hearing Association) dhe FLI ( Federazione Logopedisti Italiani).

  • Dr. Silvia ka studiuar pranë fakultetit La Sapienza di Roma dhe është diplomuar më pas në fakultetin e Shkencave të Crregullimeve të Komunikimit në University of Texas di Austin në SHBA;
  • Nga viti 1997-2001 ka marrë pjesë në shumë trajnime për vlerësimin dhe trajtimin e fëmijëve me problematika të gjuhës dhe komunikimit, si Hanen Parent Training Program;
  • Ka punuar në spitalin Georgetown Healthcare System nga 2000-2001 dhe me pas ka punuar në shkollën fillore Leander në Texas ku dhe ka thelluar njohuritë e saj në punën me fëmijët në spektrin e autizmit;
  • Me pas, është kthyer në Itali, ku ka bashkëpunuar me shumë shkolla të ndryshme fillore dhe të mesme si dhe ka dhënë kontributin e saj për UILDM (Unione Italiana Lotta Distrofia Muscolare), la Medicasa (Attività Sanità di Air Liquide in Italia) etj;
  • Dr. Silvia Mari aktualisht trajton persona me: crregullime të gjuhës dhe komunikimit për të gjitha grupmoshat, belbëzim, deglutimin atipik, crregullimet e të nxënit, crregullimet e artikulimit/ fonologjisë, Afazi, Apraksi, CSA dhe crregullimet e gjuhës të shkaktuara nga sëmundje neurodegjenerative ( Parkinson, Alzheimer, SLA).

Dr. Psikiatre Infantile, Elona Dashi

Dr. Elona është diplomuar pranë Fakultetit të Mjekësisë me titullin “Mjeke e përgjithshme”.

  • Ka përfunduar studimet pasuniversitare pranë Fakultetit të Mjekësisë me titullin “Psikiatre për Fëmijë dhe Adoleshente”.
  • Anëtare e Shoqatës Europiane të Psikiatrisë dhe Lidhjes Botërore të Rezidentëve të Psikiatrisë.
  • Pjesëmarrëse aktive në konferencat kombëtare e konferencat ndërkombëtare.️
  • Autore dhe bashkëautore e shumë artikujve dhe punimeve shkencore.

Trajnime të shumta ndërkombëtare si:

  • “ABC e Psikoterapisë” – Strasbourg, Francë;
  • “Trajnim ndërkombëtarë për Psikiatrinë e Fëmijëve dhe Adoleshentëve” – Rome, Itali;
  • “Metodat klinike të studimeve” – Barcelonë, Spanjë.
  • Trajnime me fokus terapinë konjitive-bihejviorale (Beck Institute, EPA MOOC, Centre of Excellenence);
  • Fituese e cmimeve ndërkombëtare (ESCAP 2019 Vienna, FENS 2020 Virtual, EPA 2021 Online).

Qëndroni në kontakt me Qendrën TISS.

Ju mirëpresim të na kontaktoni për më shumë informacion
ne lidhje me sherbimet tona.

Keni pyetje?

Keni pyetje?

+355 69 208 0488

Rruga: Zef Jubani, 1

Rruga: Zef Jubani, 1

Tiranë

E Hënë - E Premte

E Hënë - E Premte

8:30 am – 6 pm

Dërgoni e-mail tek

Dërgoni e-mail tek

info@tiss-center.al