Rreth Qendrës TISS

Qendra e Shërbimeve dhe Trajtimit Psikosocial TISS, është themeluar në Shtator të vitit 2014,
në Tiranë dhe në vitin 2017 u hap selia tjetër e Qendrës TISS në qytetin e Durrësit.

Rrugëtimi I “TISS” nisi atëherë kur realisht unë e ndieja veten gati për një eksperiencë profesionale të rëndësishme dhe atëherë kur unë mendoja që ishte koha të jepja një kontribut më të madh në punën me fëmijët.

Po të kthej kokën pas në fillimet e këtij rrugëtimi, nuk do ndryshoja asgjë pasi cdo vendim I marrë dhe punë e bërë ndër vite, është bërë me pasion, përkushtim dhe shumë dashuri, gjë që sigurisht vazhdohet të bëhet.

Cdo ditë në Tiss është mësim, sfidë por dhe motivim që e nesërmja të jetë më mirë. Cdo ditë e angazhuar në problematikat jo vetëm të fëmijëve por edhe të prindërve, më kanë mësuar ti shoh problemet e Autizmit dhe jo vetëm, nga shumë dimensione, dimensione të cilat janë pjesëzat e puzzelit të cilat duhet shumë kujdes për ti gjetur dhe për ti vendosur në vendin e vet.

Për mua TISS është një familje e madhe ku fëmijët, prindërit, stafi I profesionistëve, kanë qenë anëtarët e saj dhe të gjithë bashkë punojmë fort, kalojmë sfida, probleme, gëzime, suksese sic do familje tjetër. Qëllimi I vetëm I kësaj familje të madhe TISS është funksionimi I shëndetshëm I të gjitha hallkave.

Për një gjë jam e sigurt, krenare gjithashtu, që “TISS” ka lindur si familje dhe do vazhdoj rrugëtimin e saj po si familje për të kapërcyer cdo vështirësi që I del para, për të patur një shëndet mendor dhe fizik sa më të fortë tek femijët e saj.

Përse një Qendër për Autizmin?

I keni parë sa alarmante janë shifrat? 1 në 68 fëmijë diagnostifikohet me Çrregullimin e Spektrit të Autizmit dhe kjo shifër është çdo vit dhe më e lartë.

Spektri i Autizmit, është një çrregullim i cili nuk prek vetëm individin e diagnostikuar, por mbi të gjitha është një përgjegjësi që bie mbi prindin, familjen dhe komunitetin, dhe nuk është aspak e lehtë për të bashkëjetuar me të.

Shpeshherë, kur flitet për Autizmin, fokusi bie mbi personat që e mbartin këtë çrregullim, e ndërsa harrojmë të mendojmë se në fakt, peshën më të madhe emocionale, ekonomike dhe shoqërore e mbajnë prindërit dhe familja në tërësi.

Një qendër Tiss-i, ka pikërisht këtë fokus, ofrimin e një shërbimi i cili, duke bërë bashkë të gjithë komponentët, do të rezultojë më efektiv në trajtimin e thelluar dhe profesional, si edhe mbi të gjitha, zhvillimin e fëmijës së diagnostikuar.  Pra, përveç terapisë që ndiqet për fëmijët, paralelisht realizohet edhe trajnimi i prindërve dhe kujdestarëve të këtyre fëmijëve. Kjo bëhet së pari,  për të ndjekur një linjë trajtimi i cili do të maksimalizojë efektin e tij, por njëkohësisht edhe për të lehtësuar peshën e tyre dhe për t’i bërë ata më të përgatitur për t’u përballur me vështirësitë e një ndër çrregullimeve më komplekse të shekullit.

Tiss ka lindur nga nxitja e një grupi prindërish të fëmijëve me autizwm dhe jo vetëm, të cilët vazhdimisht raportonin nevojën e një qendre ku në fokus të saj të ishte e gjithë familja, si një strukturë e cila preket nga të paturit e një fëmije me çrregullime të sjelljes dhe zhvillimit. Ne besojmë se kjo është një iniciativë ndihmuese dhe lehtësuese, ku nevojitet bashkëpunimi i të gjithëve, në kapërcimin e këtij “tiss-i”, i cili mbart në vetvete sfida të mëdha.

Ne besojmë se bashkimi  është forcë, e kështu, vetëm së bashku mund t’ja dalim për një jetesë më të lehtësuar në një shoqëri jo dhe aq të përgatitur për realitete të tilla.Vetëm së bashku mund të mësojmë dhe për rrjedhojë të jetojmë më paqësisht me sfidat që sjell autizmi.

 

Anisa Dizdari Administratore e TISS

Ma. Anisa Dizdari Drejtore Ekzekutive e TISS

Drejtuese ekzekutive dhe bashkëthemeluese e Qendrës TISS.

Diplomuar pranë Fakultetit të Shkencave Sociale me titullin “Punonjëse Sociale”. Në vitin 2012 diplomuar  me titullin  Master Profesional për “Psikologji shkollore”.

 Antare e Bordit të Karrierës në Departamentin e Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit pranë Universitetit Marin Barleti.

Anisa ka punuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si Eksperte Psikologe. Ajo ka një eksperiencë 15 vjeçare si Psikologe Shkollore si dhe ksperincë si vlerësuese psikosociale e fëmijëve në shkollën jopublike “Albanët”

Specializuar dhe certifikuar per Metodën e ndërhyrjes ABA për fëmijët me Autizëm dhe Çrregullime te tjera të zhvillimit. 

Anisa është trajnuar dhe kualifikuar për trajtim dhe këshillim të fëmijëve, adoleshentëve dhe familjeve në kapërcimin e problemeve psiko-sociale. Kualifikime profesionale në: -Punë me fëmijët me vështirësi në të nxënë; -Puna me fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit; -Këshillimi individual dhe në grup me adoleshentët; -Menaxhimi i ankthit dhe stresit në adoleshencë; -Zhvillimi Psiko-Social në fëmijëri dhe adoleshencë.

Aktive si figurë në median e shkruar dhe vizive duke dhënë eksperitzën e saj profesionale në fushën e punës me fëmijët.

Donatorët tanë

Donatorët që kanë mbështetur punën tonë ndër vite

Qëndroni në kontakt me Qendrën TISS.

Ju mirëpresim të na kontaktoni, për më shumë informacion
ne lidhje me shërbimet tona.

Keni pyetje?

Keni pyetje?

+355 69 208 0488

Rruga: Zef Jubani, 1

Rruga: Zef Jubani, 1

Tiranë

E Hënë - E Premte

E Hënë - E Premte

8:30 am – 6 pm

Dërgoni e-mail tek

Dërgoni e-mail tek

info@tiss-center.al