January 6, 2021 marin

Psikomotorika

Roli i Psikomotorikes te femijet me ASD

Nocioni “psiko-motorika” thekson lidhjen midis proceseve motorike dhe psiqike. Terapia psikomotorike e kupton zhvillimin e fëmijës si një unitet i të lëvizurit, të përjetimit, të të menduarit, të ndjenjës dhe të veprimit. Duke luajtur fëmija krijon një lidhje midis lëvizjeve, botës së saj të ndjenjave dhe të të menduarit. Terapia psikomotorike e ndihmon fëmijën në fushën e lëvizjes dhe të perceptimit

Gjatë terapisë psikomotorike fëmija vë në përdorim anët e tij pozitive dhe interesat e tij të veçanta, dhe këtë në forma konkrete të lojërave dhe të veprimit. Ajo mëson sipas vendimit të vet dhe me motivacion. Përjetimi i sukseve forcon vetbesimin e saj dhe motivimin për të mësuar.

Kujt i vjen në ndihmë terappia psiko-motore?

Një terapi psikomotorike është e përshtatshme për cdo fëmijë paraqet probleme motorike, emocionale, në sjellje ose vështirësi në marrëdhëniet tuaja me të tjerët.

Në terapinë psikomotorike punojmë duke vepruar me lojëra, me muzikë, me material specifik dhe me material shprehës krijues. Në këtë mënyrë fëmija ka mundësi në mjedise mbrojtëse të njohë aftësitë dhe kufijtë e vet. Ai zgjeron shkathtësitë(motoriken globale, motoriken fine, senso-motoriken)  dhe mëson të merret me vështirësitë e veta(nxit te menduarit, aftesite konjitive)

Ajo e shikon marrëdhënien në mes të perceptimit, ndjenjave, dhe të menduarit, dhe si këto ndikojnë në pjesën trupore – në veçanti në motorikë/ lëvizshmëri. Në epiqendër të psikomotorikës qëndron pra trupi.

Dihet tashme qe  ushtrimet e rregullta fizike promovojnë shëndetin fizik dhe mendor, por cilat janë përfitimet e psikomotorikes te femijet ?

Se pari, u vjen ne ndihme duke bere vleresimin fizik te femijes dhe duke pare fushat kryesore ku ka nevoj per permiresime.

Çfarë problematikash trajton

  • Çrregullimet neurozhvillimore tek fëmijët( Autizmi, ADHD etj)
  • Paraliza cerebrale infantile
  • Hipotoni e gjeneralizuar
  • Distrofia muskulare etj

Vlerësimi përqëndrohet kryesisht në:

  • vleresimi postural,
  • aktiviteti motor global, funksionet motore gross-e
  • vleresim i forces muskulare, tonusit muskular
  • kordinimi i levizjeve, ekuilibri
  • senso-motorika,
  • levizjet motorike  globale dhe fine
  • perqendrimi,  bashkeveprimi  social i femijes.
  • vleresimi i ineteresave dhe prirjeve te femijes ndaj objekteve, lojrave  apo aktiviteteve qe atij i pelqejne me se shumti ( muzika, ngjyrat etj.)

Jane te shumta studimet shkencore qe kane treguar qe ushtrimet fizike përmirësojnë aftësitë motorike te femijet me ASD si dhe  përmirësojnë nderveprimin e tyre social.

Funksionet konjitive (njohese) dhe integrimi social jane shume te lidhura me aktivitetin fizik te femijes.

Vetëm duke bërë vlerësimin e fëmijës , duke pare fushat ku ka nevoj për ndërhyrje nga ana e fizioterapistit  ,  vetëm atëherë mund të ndihmojmë në përmiresimin e shëndetit fizike të fëmijes duke pregatitur  një programi ushtrimor individual .

Ndikimi i ushtrimeve dhe lojërat  psiko-motore :

  • nxitja e aktivitetit fizik me ane te ushtrimeve gjimnastikore te kontrollura per te cliruar energjite e tepërta te femijet me hiperaktivitet.
  • te shpenzoj  energjitë të teperta me ane te  ushtrimeve dhe lojerave aerobike e ben femijen me te perqendruar dhe nxit vemendjen e tyre.

Nderkohe te nje femije pasive nxitetet bashkveprimi i tij social duke rritur interesin e tij per tu bere pjese e ushtrime dhe lojerave qe permiresojne  dukshem aktivitetin e tij fizik.

  • te përmiresoj tonusin dhe forcen muskulare nëpërmjet ushtrimeve që nxisin gjithashtu fokusin dhe stabilitetin e tij,
  • te përmirësoj senso -motorikën,  funksionet motore fine duke përfshir përmiresimin  e tonusit dhe  te muskujve te vegjel te parakrahut, si dhe koordinimin ndermjet degjimit, shikimit dhe leizjeve te dores,
  • te mbaj nje posture sa me te rregullt duke i paraprire demtimeve te shtylles kurrizore( si skolioza) qe jane pasoje e nje qendrimi jo te mire.

Ndërhyrja fuksionale psikomotore përdor një sërë ushtrimesh , individuale dhe kolektive nepermjet te cilave:

  • nxitet fuksioni i marrëdhënies me të tjerët , me hapsirën dhe objektet,
  • nxitet autonomia , kreativiteti dhe deshira e femijes per te shprehur veten,
  • nxitet përmirësimi i aftësive motorrike të madhe ( globale) dhe fine, senso-motorika

Metodat që përdoren tek TiSS: 

  • – Metoda Bobath (nxit balancën, ekuilibrin, forcën muskulare)
  • -Metoda Voita (stimulim neurozhvillimor i fëmijës)
  • -Loja sensoriale (stimulim sensorial)
  • -Loja interaktive (nxitje e dy hemisferave të trurit, nxitje e balancës)

Terapia psiko/motore, si nje pjese e punes multidisiplinare,  me programin individual ushtrimor   fizik dhe psikomotor ecen paralelisht me njohurit  e tjera gjuhesore , konjitive qe femija merr ne qender, duke e bere akoma me te plote sherbimin qe atij i nevojitet.

Bio:

Matilda Subashi, fizioterapiste e pajisur me licensen profesionale;

Ka përmyllur studimet Bachelor pranë Universitetit “Shkencave Mjekesore Teknike” Fakulteti i InfermieriseTirane– Dega Fizioterapi ka përfunduar studimet master shkencor( 2018-2020) po pranë këtij fakulteti.

Eksperinecë pune (+4) në rehabilitime të ndryshme ortopedike dhe neurologjike me grupmosha të ndryshme nga moshat pediatrike deri tek ato geriartike.

Të punoj me fëmijët duke ju ardhur në ndihmë nevojave të tyre të vecanta e te shoh gëzimin që ata rrezatojnë është pasioni i saj më i madhe.

, , , , , ,