January 6, 2021 marin

Çrregullimet e artikulimit

Çrregullimet e artikulimet përfshijnë vështirësitë për të prodhuar tinguj të caktuar. Pra, fëmija artikulon keq ose nuk është në gjendje të artikulojë tinguj të caktuar, të cilët duhet të ishin present në moshën e tij. Komponentët e tjerë gjuhësor si morfologjia, sintaksa, semantika apo pragmatika nuk preken.

Këto crregullime përbëjnë 32% të të gjitha crregullimeve të komunikimit.

Shkaqet zakonisht janë të panjohura, por janë hetuar disa faktorë risku si:

  • Gjinia (preken më shumë djemtë).
  • Faktorët pre ose perinatal ( infeksionet gjatë shtatzanisë,komplikacione gjatë lindjes,lindja premature, pasha e ulët në lindje etj).
  • Gjenetika( historitë familjare me crregullime të të folurit).

Vërehen 4 tipe gabimesh:

  1. Zëvendësimet-> fëmija zëvendëson tingullin problem me një tingull tjetër. Psh .”tota” për  “koka”.
  2. Fshirjet -> fëmija shin nga fjala tingullin problem.
  3. Shtrembërimet-> fëmija e prodhon tingullin në një mënyrë jo-familjare.
  4. Shtimet-> fëmija shton një tingull më shumë në fjalë.

Ndërhyrja nga logopedi konsiston në prodhimin e tingullit të izoluar, për të kaluar më pas tek prodhimi I rrokjeve me tingullin target. Më pas vazhdohet me frazat, fjalitë dhe në fund në bisedë.

Mostrajtimi  I këtyre crregullimeve mund të sjellë vështirësi në ndërveprimin shoqëror, si dhe crregullime të mundshme emocionale ose të sjelljes.

Prognoza apo ecuria është përgjithësisht e mirë tek pacientët që kanë ndjekur trajtim sistematik. Prandaj ndjekja e seancave të rregullta logopedike është e domosdoshme.

, , , , , ,