Belbëzimi është i folur “jo standart” i cili shprehet në formën e përsëritjes së tingujve, pauzave, bllokimit dhe vendosja e tingujve të panevojshëm gjatë të folurit, karakteristika të cilat mund të jenë të dëgjueshme ose të heshtura dhe kanë tendencën të ndodhin më së shumti në fillim të fjalës dhe mbi ato fraza që janë më komplekse nga ana motorike(fjalë që janë të gjata, apo përdoren shumë rrallë në jetën e përditshme.
Belbëzimi është çrregullim I komunikimit i fëmijërisë,zakonisht i ka fillesat në moshën parashkollore(midis 2-5 vjeç) dhe shumë rrallë mund të ndodhë tek personat e rritur,dhe zakonisht në moshat e mëdha ka natyrë psikogjenike apo neurogjenike.
Belbëzimi prek më shumë meshkujt dhe mundësitë më të mëdha për tu shfaqur janë në ato raste të cilat kanë histori familjare të belbëzimit.Sigurisht që ka edhe faktorë të tjerë që mund të influencojnë në shfaqen e belbëzimit si p.sh:
- Mjedisor
- Faktorë organikë që lidhen me të mësuarin
- Ndryshime në dominimin cerebral
- Përpjekjet paraprake për të shmangur dështimin në komunikim(kërkesat e prindërve për performancë të lartë verbale të fëmijës)
- Psikologjik-psikosoical-psikogjenik
Belbëzimi ka gjithashtu tendencën të shfaqet më së shumti në fëmijët të cilët kanë pasur vështirësi në përvetësimin e etapave të zhvillimit gjuhësor dhe komunikimit verbal,ka ecuri dinamike, çka do të thotë se në moment të caktuara mund të ketë frekuencë shumë të shpeshtë dhe të jetë I ashpër dhe në moment te tjera të shfaqet më rrallë dhe me lehtë.
Një numër i madh i idividëve që belbëzojnë (më shumë se 80%) janë të prirur që ta rikuperojnë belbëzimin si problem,ndërsa pjesa tjetër që vazhdon të belbëzojë me kalimin e kohës dhe rritjen e moshës belbëzimi ka tendëcën që të ndryshojë sin ë formë dhe në ashpërsi.
“Belbëzimi shëndrohet në personal”.Individët që belbëzojnë tregojnë frikë,shgënjim,shprehen të pa kënaqur me veten e tyre, vendosin pritshëmri të vogla për të ardhmen dhe karakterizohen nga vetëvlerësimi I ulët.
Sjelljet dytësorë të belbëzimit të cilat janë cilësuar si sjellje të shpëtimit ose shmangies nga komunikimi karakterizohen nga :
- Tensioni muskulor
- Shmangia e kontakti me sy
- Tension vokal i cili mund të arrijë deri te mungesa e zërit për një moment të caktuar
- Vështirësi në kordinimin e frymëmarres
- Pëergjgje shkurt të kufizuara në një fjalië apo fjali të vetme.
Përballuni me belëbzimin dhe disfluencat në të folur,është e vetmja mënyrë për të ta reduktuar në maksimum.Provoni të flisni kur jeni vetëm,të referoni përballë pasqyrës,të flisni me zë të lartë ose të vendosni një ritëm më të ngadaltë të të folurit se ai që përdorni normalisht.
Nëse e shigni që problemi juaj apo I fëmijës tuaj me kalimin e kohës po bëhet me i dukshëm dhe më I vështirë,dhe pavarisht strategjive tuaja personale nuk po arrini asgje, atëherë duhet të konsultoheni patjeter me një Logoped ,për të marë orienttimin dhe këshillimin e duhur professional për mënyrën sit ë ndihmoni veten apo fëmijën tuaj për të përmirësuar komunikimin.
Ndërhyrja e hershme është çelsi i suksesit.